Pas pak pritet vendimi final për vulën e PD-së. Gjykata e Apelit dëgjoi për më shumë se pesë orë palët në një seancë maratonë më pas u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar nëse çështjen do ta lerë në fuqi duke i lënë vulën Sali Berishës, apo do ta rrëzojë për ta rikthyer në shkallën e parë.
Ivi Kaso që është përfaqësuesi i grupit të Sali Berishës ka kërkuar që të mos pranohet ankimi i grupit të Enkelejd Alibeajt me argumentin se nuk është palë. “Ankimi nuk është i bazuar në ligj” tha ai.
Por Indrit, Sefa përfaqësues i grupit të Enkelejd Alibeajt kërkoi “pushimin e çështjes ose çështja të rikthehet për gjykim”.
Në datë 6 mars është afati i fundit ku partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Sytë janë nga gjykata e Apelit.
Nëse grupi i Alibeajt do të marrë të drejtën është ai që do të regjistrohet. Nëse do të rrëzohet kërkesa e tij, atëherë do të jetë Sali Berisha që do të regjistrohet.









