-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti tragjik në Greqi, Ministria e Jashtme: 4 shqiptarë mes viktimave

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se janë identifikuar katër shqiptarë, pjesë e viktimave të tragjedisë së ndodhur me përplasjen e trenave në Larisa.

MEPJ ka deklaruar se pas komunikimit me autoritetet greke, viktimat shqiptare janë identifikuar si shtetasit Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Njoftimi: 
Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit