Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Vaun e Dejës. Meta foli dhe për vendimin e apelit mbrëmjen e djeshme për vulën e PD-së.
“Vendimi i gjykatës e tregon qartë, se si është kjo drejtësi, të dalë nga Ramaforma. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do të vinte ai vendim.
Vetëm zvarritja e çështjes ishte arritje e Ramës. Vetëm një naiv mendonte se mund të ishte ndryshe vendimi dje.
Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim gjykata që me falsifikime të Dvoranit, të betuar nga Rama, keni parë betime te noteri, te Lana, që shokuan Komisionin e Venecias”, tha ai.