Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur sot pas vendimit të Apelit për vulën Kryesinë e tij.
Në një komunikim për mediat në lidhje me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.
“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.
Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin.
E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.