Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka firmosur një tender me negocim, pa njoftim duke i dhënë 720 milionë lekë firmës “Farma Net Albania” të Sokol Topçiut për blerje të vulave të sigurisë për zgjedhjet e 14 Majit.
Tenderi u shpall në 25 shkurt dhe u mbyll në 1 mars, ndërsa dy ditë më pas u vendos fituesi. Në garë ishte dhe firma “Agimi B Shpk”, por është skualifikuar.
Dy janë faktet që shtojnë dyshimet mbi këtë tender, së pari që ishte i fshehur, që do të thotë se vetëm KQZ dhe firmat që negociuan kishin dijeni për këtë duke mos bërë njoftim. Arsyeja për këtë vendim nuk dihet.
Dhe së dyti tenderi është shumë pranë fondit limit të KQZ, që ishte 750 milionë lekë. Firma “Farma Net Albania” me pronar Sokol Topçiu tashmë hidhet nga tenderat e shëndetësisë tek zgjedhjet.
Dosja e tenderit
Objekti i tenderit :Blerje vula (kode) sigurie për zgjedhjet e vitit 2023
Autoriteti kontraktues :Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Fituesi: Farma Net Albania
Rezultati: 72,031,300.00 Lekë
NIPT: K92201080V
Proçedura: Me negocim, pa njoftim
Tipi i kontratës :Mallra
Numri i referencës :REF-60389-02-24-2023
Numri i Njoftimit :CN/94361/03022023
Fondi limit :75,218,000.00 Lekë
Data e publikimit :03-03-2023 Ora : 09:35
Data e hapjes :25-02-2023 Ora : 15:00
Data e mbylljes :01-03-2023 Ora : 13:00
Pezulluar :Jo
Kodi CPV :35121500-3 – Vula