-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani-Kurti: Shteti i Kosovës ka vulën e familjes Jashari!

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998.

Osmani tha se ajo ngjarje e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe “i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull”.

“Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh”, tha ajo, duke shtuar se “ne u detyrohemi atyre”.

“Do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë”, tha presidentja.

Kurti tha se komandanti Adem Jashari është i gjallë në ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot.

“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot dhe veçanërisht te ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Kurti tha se duke marrë pjesë edhe nëpër stërvitje dhe operacione ndërkombëtare, FSK-ja “është realiteti ynë që po e aktualizon vizionin e Adem Jasharit për ushtrinë e Kosovës”.

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit