-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja e trenave i ndau, partnerët e viktimave u japin lamtumirën me fjalë të ndjera

Kryesoret

Pas përplasjes së 2 trenave në Larisa të Greqisë familjet e 57 viktimave nuk do të kenë më pranë të afërmit e tyre.
Nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona kryesisht të rinj ku mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të të dashurve të tyre në mënyrë tragjike nuk iu dha mundësinë ti jepnin lamtumirën viktimave. Partnerët e disa viktimave për tej dhimbjes kanë dhënë nga një mesazh lamtumire për të dashurit e tyre në rrjetet sociale.

Një nga viktimat ishte 34-vjeçarja Athina Katsara. Ajo kishte hipur në trenin me bashkëshortin e saj. Pak para përplasjes çifti nuk ishin bashkë pasi bashkëshorti i saj ndodhej në tualetin e karrocës.

Fati deshi që bashkëshorti të shpëtonte bashkëshortin dhe Athina të ndërronte jetë.
Çifti ishte martuar në vitin 2019 dhe kishin një fëmijë 2 vjeç.

Në aksidentitn e rëndë himbi jetën edhe drejtuesi i trentit, Dimitris Massalis.

Partnerja e tij, Katerina,nuk mund ta besojë që burri i jetës së saj “iku” kaq shpejt.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Shumë i dashur, burri im, partneri im, shoku im më i mirë. Udhët të mbarë Dimitrakis im…,” ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit.

Në listën e viktimave ishte edhe 24-vjeçarja Anastasia Adamidou.
“Në udhëtimin tuaj më të rëndësishëm, nuk më morët me vete,” shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia Adamidou.
reja e cila ishte duke hipur në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëve, së fundi kishte mbaruar shkollën stomatologjike të AUTH-së dhe po vazhdonte studimet për të siguruar masterin.

“Kemi shkuar në shumë udhëtime dhe më e rëndësishmja nuk më ke marrë me vete, më ke lënë vetëm dhe nuk di çfarë të bëj me të. Ne kishim shumë ëndrra, i kishim thënë njëri-tjetrit, i kishim thënë përgjithmonë dhe unë mbeta për ne të dy, për të na vërtetuar se e kishim menduar plotësisht dhe kur të të shoh përsëri të të them që ia dolëm, ma kthe puthjen që të dhashë dhe të dua që të thashë kur të lashë në karrocë. Shpresoj se të kam bërë të lumtur, sepse edhe unë e kam marrë nga gëzimi yt 

Shpresoj te jesh mire kudo qe te jesh dhe te vish te ma thuash ne një moment qe te mos merakosesh sepse nuk me takon me te te bej te lumtur dhe te kujdesem per ty, sic une gjithmonë bënte. Mirupafshim zemra ime. Të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë, është e jotja siç u përgjigja kur më pyete. Të dua përgjithmonë!,” ka shkruar partnerja e fatkeqes Anastasia.


Edhe 28-vjeçari Nikos Nalbantis ndodhej brenda trenit të pasagjerëve fatal dhe humbi jetën tragjikisht.

Partnerja e tij, Sonia ndan një foto nga një festë. Në mënyrë tragjike ironike, torta që ajo mban në duar është në formën e një treni. 

“O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. TE DUA PERGJITHMONE,” shkruan partnerja e 28-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit