Ndeshja e zhvilluar ditën e sotme mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” në Ballshit ka përfunduar me tensione.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në fushën ka shpërthyer një sherr mes lojtarëve.
Në sherr u përfshinë pak a shumë të gjithë. Pjesë e sherrit u bënë edhe stafet e skuadrave si edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.
Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.