Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë tregu tek Medreseja në Tiranë.
Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërsa ekipet e Ambulancës shihen të jenë në vendngjarje.
5 Pyetjet.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken të dyja makinat të dëmtuara nga përplasja e fortë.
Mësohet se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.