Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se një bashkim i opozitës rreth kandidatëve të dalë nga Primaret e PD, do të arrihet fitorja në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Kam bindje maksimale që një bashkim i opozitës rreth kandidatëve të Primareve të dalë nga PD, ne do të arrijmë fitoren. Krahasojmë tre figurat që PD ka nxjerrë nga Primaret. Bashkia e Vorës është bashki e falimentuar. Marrim Elbasanin, Tiranën dhe Durrësin. Luçiano Boçi figurë e pranueshme, e pakapur, figurë e lartë, pedagog. Belind Këlliçi në Tiranë, nuk krahasohet kurrë me Erion Veliajn. Njeri energjik. Igli Cara në Durrës nuk krahasohet me njerëz të kapur nga Edi Rama. Këtu fillon analiza e fitores së opozitës në 14 Maj. Edi Rama është i shkatërruar në 14 Maj. Që në start opozita është para që nga kandidatët që ka zgjedhur.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, Endrit Braimllari.
Endrit Braimllari në “5 Pyetjet”: Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë!