Ka përfunduar derdi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës me rezultatin 2-0 .
Ndeshje e cila pati disa incidente për shkak se tifozët hodhën flakadanë ku dhe u dëmtuan portierët e ekipeve.
Ndeshja u ndërpre shpesh por kjo nuk e ndali Partizanin për tu dhuruar tifozëve një fitore.
Pas rifillimit të lojës ishte Christan Mba i cili shënoi golin e parë dhe që ndizte festën e kuqe në stadium.
Fundi i pjesës së parë do shihte Patrick protagonist. Lojtari i bardhebluve pengohet në zonë dhe arbitri Juxhin Xhaja akordoi penallti por gëzimi zgjati shumë pak, pasi VAR nuk mendoi kështu dhe e anuloi 11-metërshin.
Pjesa e dytë do niste mirë pasi Hasani shënoi gol por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Ekipi i Colellas do fitonte penallti në minutën e 60-të, 11-metërshi u mor nga Rrapaj, por u ekzekutua keq nga Bruno Telushi.
Në minutën e 80-të, Tedi Cara përfitoi pas një gafe në mbrojtjen kundërshtare, duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur një herë e mirë fatet e derbit.
Kështu kampionati mbetet më i hapur se asnjëherë, Partizani dhe Tirana kanë të njëjtën kuotë pikësh (40’) dhe ndajnë kreun e tabelës së bashku.