-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte një ëndërr në atdhe! Kjo është vajza shqiptare që u shua në lule të rinisë

Kryesoret

Një aksident tragjik në Itali i mori jetën dje një vajze shqiptare. Ajo është 19-vjeçarja Eralda Spahillari. E re dhe me ëndrrën për t’u kthyer në Shqipëri që të jetonte me të fejuarin.

Kështu shkruajnë mediat italiane për të. Shqiptarja studionte për estetikë. Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj.

19-vjeçarja jetonte në Negrisia, një zonë në Ponte di Piave, bashkë me prindërit dhe dy vëllezërit Florianin dhe Erindin.

Ishte një vajzë e fortë dhe shumë bujare”, kujton Amelia, shoqe klase me shqiptaren e cila mëngjesin e së dielës vendosi një buqetë me lule në vendin e aksidentit në Gorgo al Manticano.

“Dua ta bëj këtë homazh për ta kujtuar atë. Shpresoj që të shkoj në spital t’i them mirupafshim të fejuarit të saj.

Me atë ajo ëndërronte që të krijonte një të ardhme”, tregon Amelia. Eralda ka lindur në Greqi, por familja e saj është me origjinë nga Durrësi.

Makina me 4 të rinj përplaset me pemën! Vdes vajza shqiptare në Itali

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit