-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sfidë “El Clasico” për Asension, spanjolli i gatshëm për të dëgjuar ofertën

Kryesoret

Real Madridi ende nuk ka zgjidhur disa situata kontratash me disa prej futbollistëve, të cilët tashmë e kanë vënë në dyshim të ardhmen e tyre te klubi mbretëror.

Marco Asensio është njëri prej futbollistëve që mund të largohet si i lirë në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor. Pavarësisht raportimeve për progres në bisedimet për rinovim, kjo ende nuk ka ndodhur.

Sipas “Sport”, Asensio tani është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Barcelonës këtë verë. Kishte raporte në shtator se katalanasit ishin të interesuar për të.

Ata gjithashtu u përpoqën ta transferonin kur ishte 18-vjeç, por Los Blancos e fituan garën.

Sipas mediumit spanjoll, Barcelona e pëlqen 27-vjeçarin dhe e sheh si mundësi të mirë për të nënshkruar me të si futbollist të lirë.

Arsenali dhe Milani besohet se gjithashtu po monitorojnë situatën e Asensios.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit