-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si po e tkurr konsumin rritja e çmimeve dhe emigracioni?

Kryesoret

Shtrenjtimi i çmimeve te produktet e shportës ushqimore dhe emigracioni i popullsisë vijojnë të ulin konsumin.

Sipas kompanive ambalazhuese, në janar 2023, konsumi i vajit të lulediellit është në rënie, i ndikuar nga çmimi ende i lartë dhe mbiprodhimi i vajit të ullirit. Edhe për mishin dhe nënproduktet e tij vazhdon rënia e shitjeve.

Rritja e çmimeve ka ulur konsumin e djathit deri në 25% dhe për produktet e qumështit, ndërsa kërkesa për kos dhe qumësht është reduktuar 15%, sipas Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit. Industria vuan edhe shtimin e produkteve të bulmetit nga rajoni me çmim më të lirë.

Baret dhe restorantet është sektori tjetër që vazhdon të goditet nga rënia e konsumit. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve përsërit shqetësimin se rënia e fuqisë konsumatore vjen nga shtrenjtimi i mallrave të shportës ushqimore dhe largimet në emigracion.
Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se çmimet e artikujve ushqimorë në Shqipëri ishin sa 83,4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu, niveli më i lartë në rajon.

Ushqimet rëndojnë më shumë në Shqipëri se kudo tjetër për shkak të peshës së lartë që ato zënë në buxhetin e një familjeje.

Sipas Eurostat, 42% e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli më i lartë në rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi në 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime). Gjithashtu, Shqipëria është më e shtrenjta në rajon edhe për veshjet, ku çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së./Monitor

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit