-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Tapë’ apo gara? Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik në Itali, i dashuri i shqiptares i kishte marrë makinën babait!

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë në Itali, ku humbën jetën 2 vajza, njëra prej të cilave është 19-vjeçarja shqiptare Eralda Spahillari dhe shoqja e saj Barbara Brotto, 17 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës u shkaktua prej një parakalimi të gabuar.

Një Volkswagen Polo e bardhë që drejtohej nga një 18-vjeçar po tentonte të parakalohej nga automjeti BMW 420 ku ndodheshin vajzat që përfundoi duke u përplasur në një pemë. Drejtuesi i Polo-s u identifikua pak orë pas aksidentit. Kur ka mbërritur ambulanca dhe policia, makina tip ‘Volkswagen’ nuk ishte e pranishme.

Humbën jetën në aksident, italiania ankohej për shpejtësinë që drejtonte makinën shqiptarja

Sipas dëshmisë së një banori, i cili kishte shtëpinë aty pranë, shoferi dhe tre pasagjerët u ndalën dhe thërritën me emër personat te automjeti BMW por u larguan më pas. Nuk dihet ende arsyeja e këtij veprimi ndërsa janë bërë testet për të mësuar nëse kanë qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Duke qenë se të gjithë personat në 2 makinat njiheshin, hetuesit kanë ngritur edhe hipotezën e një gare të mundshme mes tyre.

Sipas hetuesve, BMW, e shkatërruar pjesërisht nga përplasja, ishte me shpejtësi prej 140 km/h ndërsa në via San’Antonio, shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h. Në timonin e makinës ishte i riu i identifikuar si M.T., gjithashtu 19 vjeç, i dashuri i Eraldës, të cilën ai kishte dashur ta nxirrte me makinën që i kishte marrë hua babait. Në spital janë partnerët e 2 vajzave.

Teksa vijojnë hetimet pasi në vendngjarje nuk ka kamera sigurie, hetuesit po kontrollojnë edhe rrjetet sociale të personave që ishin në BMW. Në një video në Tik Tok është vënë re që Barbara Brotto filmonte të dashurin duke ecur me shpejtësi dhe i thoshte:

“S’është e nevojshme të vraposh.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit