-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të paguajë Gjermania për mjekët që po merr? Scholz: Fola me Ramën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se bisedoi me kancelarin Olaf Scholz për “borxhin” që duhet t’i kthejë Gjermania Shqipërisë mjekët dhe infermierët që ka marrë vitet e fundit.

E kemi diskutuara edhe këtë çështje. Nuk mund t’i kërkojmë as Gjermanisë dhe asnjë vendi që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë.

Kemi diskutuar si duhet të gjejmë mënyrë dhe mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. I kam shpjeguar që studentët tanë paguajnë 1/16 të kostos, tjetrën e paguan Gjermania.

Këto janë tema të kohës, ku të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe pa kualifikuar fuqie. Ne duhet të gjejmë një rrugë Europiane për të balancuar atë që Shqipëria humbet në këtë fazë kaq të rëndësishme” tha Rama.

I pyetur nëse jeni gati të paguani për mjekët që ju Shqipëria, Olaf Scholz iu shmang përgjigjes me diplomaci. “Me të vërtetë ne folëm për këtë. Lëvizja e lirë është një ndër arritjet e mëdha të BE-së. Në cdo kohë mund të punosh aty ku ke dëshirë.

Me këtë liri janë lidhur edhe shumë sfida prandaj edhe vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën për vende pune të mos e mbulojë vetëm nga vendet e BE-së, por edhe përtej. Po bëjmë legjislacionin për hapjen e tregut dhe kjo ndoshta është diçka që e bën më të menaxhueshme në Europë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit