-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i dha vulën, Alibeaj me demokratët në Tiranë: PD nuk është pronë private

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me  strukturat e degës 12 në Tiranë ku trajtoi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për dhënien e vulës së partisë grupit të tij.

“U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali, politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë, është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh, që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë.

Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen. Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë, ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore, nuk kemi qenë ne shkaktarët, keni besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë.

S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi, kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim.

Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë, kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi,” tha Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit