-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg apo pafajësi? Apeli mblidhet për fatin e Ervin Salianjit

Kryesoret

Sot, për herë të nëntë po zhvillohet seanca në gjykatën e Apelit për dosjen “Babale”. Personazhi kryesor në këtë dosje është Ervin Salianji.

I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri. Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çshtje në Gjykatën e Lartë.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun. Në mbështetje të deputetit do të jetë edhe Flamur Noka dhe Luan Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit