-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inati i vjetër! Si u vra shqiptari brenda lokalit në Athinë?

Kryesoret

Vrasja e Pellumb Islamit nga Delvina po shkon drejt zbardhjes. Policia greke ka zbuluar se autori i dyshuar i vrasjes së Pëllumb Islamit është Elis Salaj 34 vjeç nga Fieri, bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” në Athinë.

Në dhjetor 2022 ai është tentuar të vritet me armë zjarri automatike jashtë biznesit te tij. Autorit të ngjarjes i është bllokuar arma dhe është detyruar të largohet.

Elis Salaj, që sipas mediave greke është kreu i një grupi kriminal në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i Pellumb Islamit. Dy të fundit ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”.

Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palët kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që ka goditur me armë dyshohet se është Elis Salaj.

Grupi L shkoi pas plagosjes së djalit të pronarit të lokalit, si u vra 37-vjeçari shqiptar në Greqi?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit