Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, por që rrugëtimi i saj përfundoj me përjashtim.
Një debat i fortë me banorin tjetër Luiz Ejlli që solli edhe një dhunë fizike të saj ndaj këngëtarit ndikoj që ajo të skualifikohej nga formati.
Megjithatë, modelja pas daljes nga shtëpia e famshme duket se ka reflektuar dhe përveç që i kërkoj ndejës publikut dhe Luizit, ajo madje nuk e ka kursyer përkrahjen për të.
Tash e disa ditë, Kejvina ka reaguar ashpër edhe për disa ngjarje te tjera brenda shtëpisë së famshme sidomos ndaj disa veprimeve apo deklaratave të banores tjetër, Kiara Tito.
Këtë, modelja joshëse e ka bërë edhe ditën e sotme, e cila postoi në “Instastory” një video ku në fokus ishte Kiara, bashkëngjitur me të cilën shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të gjej një mënyrë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Zot më jep durim, kaq kisha. Me vërtet kam bërë një gabim aty brenda, por mos u habisni nëqoftëse më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën…nuk ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë”, ka shkruar Kejvina në postimin e saj.
Kthella nuk ka hezituar që të tregoj antipatinë që ka për Kiarën edhe në raste të tjera.
Ish-banorja e BBVA reagoi në rrjetet sociale edhe kur Luiz veshi bluzën që ajo i kishte dhuruar dhe Kiara i kërkoi që ta hiqte.