Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e 1 marsit ku Dan Hutra ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera.
Pas krimit të tmerrshëm ai u nis për të bërë vrasjen e katërt brenda ditës dhe të pestën në jetën e tij, por fatmirësisht një banor i zonës njoftoi policinë që arriti në kohë.
Patrulla me shtatë policë u nis drejt kodrës dhe e gjeti të fshehur mes ferrave duke pritur të godiste objektin tjetër.
Punonjësit janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrje “Policia duart lartë! Prezantohu”.
Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart lart. Prej atij momenti i janë vendosur prangat dhe vazhdon që të jetë në qeli, por i pa penduar për krimet.
“Të kanë vrarë te shtëpia”! Vjehrri i Dan Hutrës: Si e mora vesh lajmin për masakrën