-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni i Aeroportit të Vlorës, Gjokutaj te “5pyetjet.al”: Manovra ka risk! Qeveria të japë sqarime

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Fakti që njëra nga kompanitë fituese të tenderit të aeroportit të Vlorës u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh ka ngritur shqetësime dhe pikëpyetje të reja për projektin. Eduart Gjokutaj, ekspert i njohur i ekonomisë në një intervistë për “5pyetjet.al” i kërkon qeverisë që të bëjë tranasparencë të plotë mbi këtë lëvizje. Ai shprehet se tërheqja e kompanisë duhet të jepet edhe me arsye madhore dhe një sqarim publik, nëse cënohet procedura e vlerësimit të fituesit. Procesi, thotë me tej eksperti Gjokutaj nevojitet që të verifikohet nga një grup teknik ndërinstitucional për të verifikuar vlerat e aksioneve sipas pasqyrave financiare dhe vlerësimin e zbatimit të kushteve të kontratës koncesionare. Për ekspertin nëse nuk ka arsye madhore, hyrja në konkurrim të tenderit dhe shitja e kuotave më pas sikur ndodhi, mund të konsiderohet një manovër që vë në pozita të pasigurta projektin.

Intervista e plotë për “5pyetjeta.al”.

Nisur nga fakti që njëra nga kompanitë fituese të tenderit, Yda Group u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh, a krijon pikëpyetje dhe dyshime për kontratën koncesionare?
Ortakët përpara se të hyjnë në konkurrim për tender bashkojnë kapitale, emrin e mirë, kapacitete dhe burime që harmonizohen dhe krijojnë konsorciumin, i cili ka arritur të mbizotërojë mbi të tjerët bazuar në këto vlera të bëra bashkë nën një emër fituesi. Tërheqja nga një pjesë e grupit duhet të jepet edhe me arsye madhore dhe një sqarim publik, nëse cënohet procedura e vlerësimit të fituesit në kushtet ku tërheqja është thjesht një vendim pa arsye madhore.

Nëse do të konsiderojmë transaksionin e shitjes së një kompanie drejt një kompanie tjetër nuk konsiderohet shkelje ligjore, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në legjislacionin tatimor. Këto veprime ndodhin në çdo kohë për bizneset në lirinë e vendimmarrjeve të tyre. Ky proces nevojitet që të verifikohet nga një grup teknik ndërinstitucional për të verifikuar vlerat e aksioneve sipas pasqyrave financiare dhe vlerësimin e zbatimit të kushteve të Kontratës koncesionare.

A mund të shiten aksionet pa garë dhe a ka hapësirë ministria e Financave dhe Ekonomisë për të monitoruar dhe kushtëzuar lëvizjet e aksioneve?
Në momentin kur transaksioni përfshin një rast të shitjes së një kompanie të huaj, si pjesë e konsideruar si vlerë e fortë e konsorciumit për ndërtimin dhe operimin e një aseti të sigurisë kombëtare, natyrisht që këtu nuk ka më vlerë vlera e aksioneve, por vetë kontrata me koncesion/PPP, e cila lidhet me kapacitetet që duhet të ishin në dispozicion përpara futjes në tender dhe pas fitimit të tenderit nuk lejojnë tërheqje apo lënie të hapësirës së marrë përsipër nga kompania që tërhiqet ne administrim të blerësit, i cili nuk e zotëron atë kapacitete dhe siguri. Përndryshe, hyrja në konkurrim të tenderit dhe shitja e kuotave më pas konsiderohet një manovër etike që vë në pozita të pasigurta projektin.

Në këtë rast MIE (autoriteti kontraktor) ka detyrimin për të kërkuar sqarime të detajuara për informim të publikut dhe për të rivlerësuar situatën pas tërheqjes së investitorit më të rëndësishëm të konsorciumit, sipas nenit 4 të Kontratës  për tu siguruar mbi përmbushjet e kushteve të kontratës, por edhe nëse ka konflikt me nenin 38 “Zgjidhja e parakohshme e kontratës”.

Selami Xhepa te “5pyetjet.al”: Tre arsye! Drejtësia të hetojë koncesionin e aeroportit të Vlorës

Kështu:
-bazuar te përkufizimi i termit “Ndryshimi i Ligjit” , si dhe tek pika 11.1.2. e nenit 11 te Kontrates “Autoriteti Kontraktor do të marrë kerkeseme shkrim nga Koncesionari për miratimin e AK per çdo transferimtë aksioneve/kuotave dhe të kontrollit brenda Shoqërisë Koncesionare dhe për çdo transferim të kuotave/aksioneve dhe kontrollit nga çdo Aksioner tek/ndaj një Shoqëri e Lidhur e tij, apo tek një Aksioner tjetër, ose tek/ndaj një Shoqëri e Lidhur e një Aksioneri tjetër.”

-bazuar te neni 12 i Kontratës lidhur me garancitë që jep koncesionari, si dhe

-bazuar te neni 13 i Kontratës lidhur me të drejtat e Autoritetit Kontraktor

si dhe nisur nga gjetjet pas kontrollit nga institucionet që mbulojnë secilin prej fushave të verifikimit do të mund të kemi një sqarim shterues dhe një zbatim të detyrimeve sipas detyrimit që ka qeveria në këtë Kontratë për interes publik.

Referuar debatit për ndikimin në mjedis dhe fitimin e garantuar nga shteti për këtë kontratë, shto edhe lëvizjen e fundit të aksioneve, si e shihni fundin e këtij koncesioni?
Kjo kontratë duhet që më së pari të marrë një vlerësim për ardhmërinë e saj bazuar te alarmimi i organizatave të huaja, por edhe vendase që monitorojnë performancën e financave publike, por edhe atë fiskale pasi tashmë alarmi i kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiscal është për gjithë kontratat duke mos veçuar asnjërën. Këtu përfshihet për nga rrisku që ekspozon me lëvizjen e fundit në strukturën zbatuese të konsorciumit fitues të ndërtimit dhe operimit të Aeroportit të Vlorës.

Në këtë drejtim, MFE, por edhe MIE kanë një rol madhor për të luajtur në besueshmërinë e këtij projekti. Ky rol efektivduhet të jetë si një barrierë në vlerësimin e pandërprerë të projektit dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratës.

Me largimin e investitorit të rëndësishëm të konsorciumit të jepet përshtypja (në mungesë të ndonjë raporti vlerësues nga institucionet) se jemi në kushtet e një projekti investim në infrastrukturën ajrore (PPP), që mund të pengojë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhet shkak për të krijuar problematika zinxhir, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e parashikimeve ekonomike dhe fiskale bashkë me projekte të ngjashme ne Vlorë dhe gjithë zonën bregdetare.

Me këtë rast, vëmendja më e madhe në monitorimin e kontratës duhet të jetë veçanërisht lidhur me problemet e mundshme për çështje gjyqësore që kanë një kosto të madhe aktualisht në buxhetin e shtetit, pikërisht për përzgjedhje të gabuara të konsorciumeve dhe mungesë aftësish dhe korrupsion në monitorimin e zbatimin të detyrimeve kontraktuale.

Eksperti te “5pyetjet.al”: Koncesioni i aeroportit të Vlorës bie erë si inceneratorët

Çfarë ndodhi?

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit