Në 16 Tetor në Shqipëri do të mbahet Samiti i Berlinit.
Lajmin e zyrtarizoi sot kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë pritjes dhe konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama. Kancelari gjerman kërkoi goditjen e zyrtarëve të lartë të korruptuar.
“Përparimet e Shqipërisë për negociatat janë një sinjal shumë i mirë. Anëtarët e rrjeteve kriminale dhe zyrtarët e rangut të lartë në rajon janë paditur dhe dënuar.
Mediat e lira janë pjesë thelbësore, prandaj ka rëndësi. Kemi nevojë për një mjedis ekonomik dhe transparencë” tha ai.