Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë nisur sulme ajrore në kryeqytetet iranian, Teheran, dhe libanez, Bejrut, duke goditur pozita ushtarake. Në një deklaratë të lëshuar, IDF-ja tha se sulmet janë përqendruar në objektiva të rëndësishëm ushtarakë në të dyja kryeqytetet.
Këto sulme erdhën rreth një orë pas një “paralajmërimi urgjent” të shpallur nga ushtria izraelite për banorët e periferive jugore të Bejrutit dhe disa fshatrave përreth, ku ata u njoftuan të evakuohen menjëherë. Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur qendrat e komandës dhe depot e armëve të Hezbollahut, një grup militant i lidhur ngushtë me Iranin.
/5pyetjet.al









