Pasditen e sotme është plagosur me armë një 49-vjeçar në Kurbin pas një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut ku ka pasur një konflikt e cila ka përfunduar deri në përdorimin e armës ku mbeti i plagosur 49-vjeçari, Besnik Pulaj.
Burime zyrtare bënë me dije se konflikti ka ndodhur mes Pulaj dhe autorit 59-vjeçar me inicialet B. S për motive të dobëta.
Pulaj është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore më të specializuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.