15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani europian, Scholz: Përparim i madh krahasuar me kohët e kaluara

Kryesoret

Gjermania dëshiron integrimin e shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Berlin.

Scholz theksoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një detyrë strategjike për Gjermaninë dhe Europën. Ndër të tjera, kancelari gjerman renditi forcimin e sundimit të ligjit dhe medias së lirë dhe të pavarur si thelb i bisedimeve europiane.

“Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, po e nënvizoj përsëri, është i një rëndësie strategjike për qeverinë time. Ne shpresojmë t’i mirëpresim ata si anëtarë të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Përparimi i mirë i Shqipërisë në bisedimet e anëtarësimit në BE besoj se është një sinjal shumë i mirë për këtë,” ka thënë Scholz.

Scholz gjithashtu u shpreh se propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është i peshuar mirë dhe ka mbështetje të plotë ndërkombëtare nga SHBA dhe BE.

Ai gjithashtu njoftoi se një takim i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë në mes të tetorit, në herë të parë në historinë afro 10-vjeçare të këtij procesi, me qëllim të promovimit të integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit