-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Studentët për Kosovën”, serbët protestë kundër propozimit evropian

Kryesoret

Studentët e Universitetit të Beogradit kanë organizuar një protestë duke kërkuar refuzimin e propozimit evropian për Kosovën.

Nga protesta e mbajtur janë dëgjuar mesazhe për tradhtinë e Kosovës, është kërkuar refuzimi i marrëveshjes, si dhe mesazhe kundër formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Bëhet e ditur se në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri Miroslav Paroviç, kryetarja e shoqatës së qytetarëve Pokret Ljubav, dhe aktivistë të Dverit dhe DSS-së së re.

Një nga organizatorët e protestës ka thënë se protesta nuk është partiake dhe nuk po marrin pjesë politikanë apo anëtarë të partive.

Protesta është mbajtur me sloganin “Studentët për Kosovën”, ndërsa është paralajmëruar për protesta edhe gjatë javës së ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit