-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentoi për vdekje një 32-vjeçar në Shijak, kapet shoferi i makinës! Detajet nga policia!

Kryesoret

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në zonën e Shijakut sot në mbrëmje ku një 31-vjeçar, përplasi një person i cili lëvizte me biçikletë.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi N.D. u largua nga vendngjarja. Vetëm pak çaste më vonë, policia bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shoferit të makinës.

Aksident te “4 rrugët e Shijakut”, makina hedh në ajër çiklistin, vdes në vend

Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit,  bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit