Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që drejtohet nga Adrian Çela ka hapur një tender 1.2 milionë Euro për mirëmbajtjen e infrastrukturës nga sulmet kibernetike.
Konkretisht tenderi zhvillohet për “mirëmbajtjen e infrastrukturës te Data Center ne Primary Site dhe DR Site”.
Fondi limit është 138,971,570 leke, pa TVSH ose 1,200,618 Euro. Procedura u hap në 16 shkurt dhe do të mbyllet në 20 mars për t’u shpallur më pas fituesi që do të marrë një dorë shumë të mirë.
Tërheq vëmendjen fakti që garancia nga fituesi do të jetë 12 muaj pas implementimit. Pra për një shumë kaq e madhe, mbi 1.2 mln Euro pa TVSH, fituesi do të japë garanci vetëm për një vit.