-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burrat në Shqipëri kanë ”pushtetin” mbi paranë e biznesin, gratë po rrisin peshën në politikë

Kryesoret

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Është koha për të vlerësuar arritjet e grave, për të kërkuar barazi dhe për të luftuar për të drejtat dhe liritë themelore.

Në Shqipëri, ndonëse janë bërë përparime në barazinë gjinore, sërish ka diferenca të mëdha, sidomos kur bëhet krahasimi për “pushtetin” ekonomik. Meshkujt paguhen më shumë sesa femrat dhe dominojnë në pozicionet drejtuese në biznes, ndonëse femrat kanë nivel më të lartë të arsimit universitar.

Në të kundërt është rritur pesha e grave në politikë, me një pjesë të konsiderueshme të kabinetit që përbëhet nga gra ministre.

Gjithnjë e më shumë është rritur numri i ministreve. 70% e qeverisë aktuale përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet të madh politik. Në botë, vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar, bazuar në të dhënat e UN Women dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU).

Gjithsesi Kuvendin e dominojnë meshkujt, teksa ata përbëjnë rreth 65% të numrit të deputetëve gjithsej, sipas INSTAT, ndonëse pesha e deputeteve femra ka ardhur në rritje. Në vitin 2021, shkalla e pjesëmarrjes së gruas është 35,7%. Ndër tetë komisionet parlamentare, pjesëmarrja më e madhe e grave shihet në “Komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë” dhe “Komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik”, përkatësisht 61,9% dhe 57,9%.

Në Europë, sipas Eurostat, peshën më të lartë te grave në Parlament e ka Suedia, me rreth 50%, e ndjekur nga Finlanda me 46%, Belgjika me 43%, ndërsa më të ulëtën, Hungaria dhe Malta me nga 13% secila./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit