-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA: Po ecim në drejtimin e duhur

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, tha se është ende herët për të vlerësuar rezultatin e takimit të 27 shkurtit në Bruksel.

Siç raporton “Beta” pas takimit të fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Hill ka thënë sot se duhet pritur bisedime të reja.

“Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse ende askush nuk ka rënë dakord për asgjë”, tha Hill.

“Nuk do të doja të flisja për gjëra konkrete dhe afate, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 vitesh më në fund po formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se shumë e shohin këtë si një test nëse bashkësia ndërkombëtare është seriozisht e interesuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mund të them se po. Na duhet vetëm durim”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit