Kiara u trondit mbrëmjen e djeshme në spektakël nga informacionet që mori nga jashtë nga miqtë e saj, por edhe pasqyrimin që i kishte bërë media lidhjes së saj me Luizin. Në një moment, Arbana i kërkoi Luizit që ta mbështeste në këtë periudhë të vështirë.
Jo pak, titujt e mediave kishin prekur edhe Luizin që kërkoi një këshillë nga Arbana, por prezantuesja e “Big Brother” me apo pa qëllim i tha më shumë informacion sesa duhet.
“Ti je kryefjala e këtij Big Brotheri” i tha ndër të tjera Arbana, Luizit. Mesazhi ishte i qartë, vazhdo kështu. A nuk mendoni se fituesi u “shpall” mbrëmë me këtë frazë?