Sot në orën 11:00 nis mbledhja e KQZ për shqyrtimin e kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit. Sa i përket PS pritet që kërkesa e tyre të shqyrtohet në ditët në vijim. Çështja më komplekse aktualisht është tek PD.
PD në KQZ ka dorëzuar dy kërkesa për regjistrim, një kërkesë që mban firmën e Sali Berishës dhe një tjetër që mban firmën e kryetarit të komanduar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj.
Kërkesa e dërguar nga Alibeaj është me logon dhe vulën që njihet ligjërisht nga institucionet. I përket KQZ që të marrë vendim se cilën palë do të regjistrojë.