Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se njeh kryetar të PD-së, Lulzim Bashën. Ai tha se bazohet për vendimin që mori te letrat, vendimin e gjykatës që ka të regjistruar Bashën, edhe pse në perceptimin e tij, kryetari i PD-së është Sali Berisha.
“Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike, për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt.
Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës” tha ai.
Berisha jashtë! KQZ: Njohim PD-në e drejtuar nga Basha, por autorizimi nuk është i qartë!