Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme të KZQ-së u shpreh se, të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit.
Por sipas Celibashit, ka një mangësi që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale të kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën e marrjes së përgjegjësisë për zgjedhje të lira. Kjo për faktin se, jo çdo dokument mund të delegohet tek të tretë, ndërsa i dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. Pra Lulzim Basha brenda 48 orëve duhet të firmosë autorizimin e ri dhe deklaratën para zgjedhjeve që e firmos cdo kryetar partie.
“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimitetin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.
Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues, të zotit Basha për zotin Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.
Çfarë është deklarata?
Ne pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.
Berisha jashtë! KQZ: Njohim PD-në e drejtuar nga Basha, por autorizimi nuk është i qartë!