-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrollet në banesën e partneres dhe ish-gruas së Ahmetajt, zbulohen dokumentet sekrete që gjeti BKH!

Kryesoret

Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi mbrëmjen e kësaj të enjteje (9 mars) kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

5 pronat ku janë përqendruar hetimet e SPAK ndaj Arben Ahmetajt, asnjë në emrin e tij!

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje në lidhje me dokumentacionin e administruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Dokumentet të cilat u administruan:

I- Kopje e Projektit teknik për Vilën ne periferi te Tiranës.

2- Kopje Projekt Konceptit, për objektin “Vila 22” në ngarkim të shtetases E.H si dhe planvendosja e objektit.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin, Interior Design, porositur nga shtetasja E.H.

4- Kopje e Projekt Idesë për nje vilë.

Kontrollet “blic”, çfarë sekuestroi BKH në vilën në Lalëz të Ahmetajt e partneres së tij?

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. Ky objekt ndodhet në zonën e Bllokut, Tiranë.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: vila dhe apartamenti.

7- Ofertë lëshuar nga B…sh.p.k., me blerës klientin A. M

8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të A.M.

Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.

BKH zbarkon në shtëpinë e Arben Ahmetajt, ish-gruas dhe partneres së tij!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit