Presidenti i republikës, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!
Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!
Një vendim shumë i merituar!