Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, gjeti rrugën e rrjetës në Ligën e Europës, në duelin ndaj Real Sosiedadit, ku Roma triumfoi me rezultatin 2-0.
Shqiptari u hodh në fushë në pjesën e dytë, teksa shënoi për Romën në minutën e 87-të, duke vulosur triumfin e kryeqytetasve.
Në fund të duelit shqiptar u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Kumbullës iu vendos nota 7.5, teksa regjistroi 16 nga 19 pasime të sakta, si dhe fitoi 6 nga 9 duelet me kundërshtarët.