Aksident tragjik në Tiranë! Dy vajza humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një makinë tip “Audi” çau barrierën dhe fluturoi nga mbikalimi i TEG-ut duke rënë mbi një makinë tip “Honda”.
Dy vajzat ishin duke udhëtuar në makinën “Audi” që drejtohej nga 24-vjeçari. Viktimat ende nuk janë identifikuar.
24-vjeçari në timon me dy vajza! Si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë?
Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas dinamikës së policisë, automjeti tip “Audi” po udhëtonte nga Unaza Lindore në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.
Të plagosurit janë drejtuesi i “Aud”-it K. R. 24 vjeç dhe tre të tjerët që ishin në makinën “Honda” A. K. 51 vjeç, O. K. 24 dhe Q. K. rreth 60 vjeç.
Kronologjia/ “Audi” çau barrierën dhe ra mbi “Hondën”, viktimat dhe sa veta ishin brenda?