Dy vajza kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një automjet tip “Audi” çau barrierën dhe fluturoi nga mbikalimi i TEG-ut duke rënë mbi një makinë tip “Honda”.
Dy vajzat ishin duke udhëtuar në makinën “Audi” që drejtohej nga 24-vjeçari. Viktimat ende nuk janë identifikuar. Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas dinamikës së policisë, automjeti tip “Audi” po udhëtonte nga Unaza Lindore në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.
Kronologjia e aksidentit sipas policisë
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.
FOTO/ Barriera që çau “Audi A8” dhe fluturoi nga mbikalimi i Saukut