Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se lajmet që Yuri Kim i bëri presion gjatë takimit të djeshëm për të mos u futur në koalicion me Sali Berishën nuk janë të vërteta.
“Kjo është zero e vërtetë. Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë shumë të hapura dhe parimore. Nuk kam pasur asnjë qëllim që të ndikoj në vendimet e tyre, që janë përgjegjësi e tyre.
Kam marrë vendimet e mia bazuar mbi Kushtetutën tonë. Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe SHBA është e interesuar për një opozitë sa më të fuqishme” tha ai.
Një koment, aleati i Sali Berishës e kishte edhe për vendimin e KQZ që njohu PD-në e Lulzim Bashës. “Çdo institucion që udhëhiqet nga Kushtetuta dhe ligji dhe çdo individ që udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të mirë nga çdo qytetar për këtë situatë kaq dramatike që jemi ne këtu.
Qëndrimi im është respekti i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së që është demonstruar përmes foltoreve dhe kuvendit të 11 Dhjetorit dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Çmenduritë e regjimit të Ramës i di cdo qytetar” tha ai.