Tre persona u plagosën të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri në Tel Aviv, njoftoi shërbimi i ambulancës izraelite.
Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive lokale tregojnë një numër të madh oficerësh policie dhe paramedikësh në vendin e ngjarjes në rrugën Dizengoff në qendër të qytetit.
Shots fired in Tel Aviv, Israel. At least two people wounded
— Faytuks News Δ (@Faytuks) March 9, 2023
Policia tha se personi i armatosur qëlloi mbi një këmbësor përpara se të “neutralizohej” dhe se dyshohej se ishte një “sulm terrorist”.
“Përgëzoj oficerin e policisë që në një akt të guximshëm vrau terroristin dhe shpëtoi shumë jetë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.