Merr një kthesë të papritur çështja e Gary Lineker, të cilin BBC e ka pezulluar nga detyra si prezantues duke bërë një kthesë 90 gradë në lidhje me qëndrimin e një dite më parë.
Prezantuesi i emosionit “Match of the Day” që prej vitit 1999 tashmë duhet të bëjë një hap pas edhe pse komuniteti i futbollit dhe njerëzit në masë kanë dalë në mbështetje të ish-sulmuesit.
BBC sqaron:
“BBC, pas diskutimeve të zgjatura me Gary-n dhe skuadrën e tij gjatë ditëve të shkuara në lidhje me qëndrimet e tij publike në rrjetet sociale, i cilëson përtej linjave tona këto qëndrime. Në këtë mënyrë, BBC ka vendosur të ngrijë emisionin deri nnë qartësimin e pozicionit të Lineker në lidhje me mediat sociale. Kur mori drejtimin e zyrës tonë të futbollit, Gary nuk kishte një të dytë që ta rivalizonte dhe ne nuk kemi thënë që ai nuk mund të shprehë lirshëm mendimet e tij por ne kërkojmë që të evitohen deklaratat dhe qëndrimet politike kontroverse.