Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit me krerët e opozitës, është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Gjatë këtij takimi Lista Serbe i ka treguar parakushtet për normalizimin e marrëdhënieve.
“Formimi i ZSO-së, (Bashkësia e Komunave Serbe), siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve,” thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Në takim me Lajçak nga Lista Serbe kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiç, nënkryetari Igor Simiç dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.