-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse nuk bëni një hap pas? Saliu: Celibashi tha se kryetar është Berisha

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se po përgatitet për koalicionin opozitar që do ta drejtojë vetë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Koalicionin do ta drejtojë PD. Nuk ka diskutim. Në 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Kjo është e vërteta” tha ai.

I pyetur se përse nuk tërhiqet duke bërë një hap pas për të dalë me kandidatë të përbashkët me Enkelejd Alibeajn, ai tha “Celibashi tha se kryetar është Berisha, por Rama do Bashën”.

Më pas kaloi te sulmet kundër ambasadores Yuri Kim. “Në fakt atë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal, por edhe vetë Yuri Kim. Por dështuan. PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë.

Së dyti, nuk ka sot demokratë të vërtetë, qytetarë shqiptarë që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Edi Ramës, që mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores, Yuri Kim, e cila ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë për aferën Rama-McGonigal.

Damian Gjiknuri ka qenë shoqëruesi kryesor i McGonigalit në Shqipëri bashkë me Taulant Ballën, pasi ekipi i tyre rropi gjoba në Tiranë shkuan në Elbasan” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit