Për më shumë se një orë, Ilir Meta shkoi dhe bisedoi sot me Sali Berishën në selinë blu. Sigurisht që në qendër të bisedës ishte strategjia e opozitës për koalicionin opozitar për të maksimalizuar votën për bashkitë në 14 Maj.
Në dalje të selisë blu, i pyetur se përse nuk doli me një listë të përbashkët edhe për këshillat bashkiakë me grupin e Sali Berishës, Ilir Meta nuk u përgjigj.
“Për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor, të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e “Primareve” janë të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm.
Ne i konsiderojmë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e të gjithë këshillave do të jetë e opozitës së bashkuar” tha ai.