-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fuga letër Ramës: Mos i jep Gjinushit mandatin e dytë në krye të Akademisë

Kryesoret

Akademiku Artan Fuga që shpalli pak ditë më parë kandidaturën për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve ku u kërkon që të ushtrojë kompetencat për të bindur dy deputetët Ismet Beqiri dhe Petro Koçi të tërhiqen nga amendamenti që i hap rrugën Skënder Gjinushit për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave. Në letrën e gjatë, Fuga shpjegon të gjitha arsyet se përse nuk duhet të miratohet ligji i ri me ndryshimet.

“I gjithë komuniteti shkencor dhe universitar i vendit e di mirë që kërkimi shkencor cilësor dhe monopolizimi i pushtetit në institucionet shkencore janë të papajtueshme! Për të mos mos abuzuar me kohën tuaj, po përfundoj duke Ju lutur të mbani në vëmendje  kërkesën e parashtruar në këtë letër publike duke i konsideruar të palegjitimuara amendimet e propozuara,  të denoncuara këtu, sepse ajo nismë legjislative është e trishtë dhe e dëmshme, përveç se është jashtë çdo standardi të procesit të ligj-ndërtimit.

Unë mendoj se Ju keni të gjithë legjitimitetin moral të bisedoni me deputetët në fjalë për t’i bindur për të hequr dorë nga kjo inciativë ligjore sepse kam bindjen që ata nuk janë të mirëinformuar për pasojat shkatërrimtare që ajo do të kishte.

Ju, gjithashtu, mund ta pengoni këtë inisiativë ligjore, si jo në përputhje me parimet dhe normat e parlamentarizmit, përpara sesa ajo të shkaktojë dëme për të mirën publike. Nga ana ime qendroj në dispozicion për të sqaruar çdo çështje që do t’Ju duket e rëndësishme” shkruan Fuga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit