Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryesinë e Kurbinit ku ka prezantuar kandidatin opozitës për bashkinë, Behar Haxhia.
Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet se bashkia e Kurbinit do të shkojë drejt fitores me kandidatin Haxhia.
“I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm.
Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.
Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve,” shkruan Meta.