-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prokurorët të intimiduar nga artikujt në portale”/ BIRN pas hetimit për Ahmetajn: SPAK po shmang nga përgjegjësia zyrtarë të ndryshëm për inceneratorët!

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deklaroi në një deklaratë të pazakontë të premten në darkë se ndjehet e intimiduar nga artikuj të ndryshëm të publikuar në media apo në portale në lidhje me hetimin ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj ndërsa theksoi se prokurori Klodjan Braho është tërhequr sakaq nga çështja “me kërkesë të tij.”

SPAK kundërshtoi sugjerimet se prokurorët kanë kryer hetime të paplota. Duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarë të ndryshëm të dyshuar për vepra të rënda penale. Në lidhje me atë që mund të konsiderohet si skandali më i madh korruptiv i dekadave të fundit. SPAK bëri të ditur se çështja që lidhet me Arben Ahmetajn, është ndarë si hetim më vete.

Çështja e incineratorëve nisi pas denoncimeve të shumëfishta nga politikanë të opozitës. Por edhe nga shoqëria civile vite më parë. Prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi kanë dërguar sakaq për gjykim një numër zyrtarësh. Përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Krahas disa zyrtarëve të nivelit më të ulët dhe pronarëve të kompanive koncesionare. Të dyshuar për korrupsion aktiv e pasiv, për pastrim parash dhe për abuzim me detyrën.

Prokurorët vendosën gjithashtu që të hetojnë më vete të tre projektet koncesionare. Një në Elbasan, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa urdhëruan sekuestro për dy projektet e para. Duke mos vepruar deri më tani për projektin e Tiranës. Projekt, i cili është më i madhi dhe që vijon të tërheqë fonde të stërmëdha nga taksapaguesit.

Por në shtator të vitit të kaluar, gazetari Adriatik Doçi dorëzoi në SPAK prova që kompromentonin ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën. Provat në fjalë duket se janë grumbulluar nga biznesmeni Klodian Zoto. Ky i fundit, i cili mblodhi dhe ruajti fatura hoteli të paguara prej tij për Ahmetajn.

SPAK sqaron se dhjetë ditë më vonë ka vendosur të ndajë si hetim më vete procedimin ndaj Ahmetajt. SPAK bëri gjithashtu të ditur se prokurori Klodjan Braho është tërhequr nga çështja me kërkesë të tij në janar të këtij viti.

E krijuar në vitin 2019 si pjesë e Reformës në Drejtësi, SPAK u konsiderua si institucioni që duhej t’i jepte fund pandëshkueshmërisë. Qytetarët dhe palët politike shprehën besimin e tyre te ky institucion duke dërguar një numër të konsiderueshëm kallëzimesh.

Por shumë nga çëshjet më të nxehta të kallëzuara kanë mbetur në fazën e hetimeve paraprake ndërsa tani SPAK nuk e fsheh faktin se ndjehet nën presion, jo nga politika apo nga krimi, por nga “media dhe portale.”/ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit