Ditën e sotme po zhvillohet një mbledhje mes Enkelejd Alibeajt dhe deputetëve të tij.
Mbledhje e cila deri më tani ka zgjatur 1 ore. Në takimin e sotëm po marrin pjesë 10 deputetë: Kreshnik Çollaku, Dashnor Sula, Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Flutura Açka, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Eralda Bano dhe Saimir Korreshi.
Ndërkohë që 3 deputetë nuk janë në mbledhje pasi janë jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun, Lefter Gështenjën dhe Arbi Agalliun.
Po ashtu në mbledhje janë prezentë edhe anëtarët e Kryesisë: Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Roland Bejko dhe Marash Logu. Pas takimit nuk do të ketë vendimmarrje dhe as deklarate pas mbledhjes.
Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, KQZ njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, por pretendoi se dokumentacioni nuk ishte i plotë, duke i dhënë 24 orë kohë që të depozitonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë.